Viktima e një sulmi me thikë në Shtetet e Bashkuara në gusht, shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë, ndër pasoja të tjera të rënda, tha menaxheri i tij për gazetën El Pais.
“Ai ka humbur shikimin në njërin sy… Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Ai është invalid në njërin nga krahët e tij sepse i janë prerë nervat në krah. Ai ka rreth 15 plagë në gjoks dhe në bust”, tha Andrew Wiley.
“Plagët e tij ishin shumë të thella… Ishte një sulm brutal, por ai do të jetojë”, shtoi ai, duke dhënë për herë të parë gjendjen e autorit të Vargjeve Satanike, pa specifikuar nëse ai mbetet në spital.
Më 12 gusht, Salman Rushdie po përgatitej të fliste në një banket në shtetin e Nju Jorkut, kur një burrë nxitoi në skenë dhe e sulmoi me thikë. Sulmuesi, Hadi Matar, një 24-vjeçar libanezo-amerikan, u arrestua në vendngjarje.
Sulmi tronditi botën perëndimore dhe u lidh me fetvën e lëshuar 33 vjet më parë me urdhër të Ajatollah Khomeinit që dënonte me vdekje Salman Rushdie për “blasfemi” përmes librit të tij Vargjet Satanike. /abcnews.al
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…