LAJME

U sulmua në media, Malcolm e mbron ambasadorin e ri të Shqipërisë në Londër: Çdo shqiptar mund të krenohet me të

Akademiku britanik, Sir Noel Malcolm i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizit, emri i të cilit u lakua dje në një shkrim të “Daily Mail”, tabloidit anglez që shkroi se ai më 1998 kishte hyrë ilegalisht në ishull duke gënjyer se po ikte nga lufta në Kosovë.

Historiani Malcolm përmes një letre i ka përgëzuar autoritetet shqiptare për vendimin për ta çuar Ferizin ambasador në Londër, duke e cilësuar si zgjedhje shumë të mirë.

Malcolm shkroi se e njeh mirë Dr Uran Ferizin, të cilin tregon se e ka takuar për herë të parë në Universitetin e Oxfordit.

“Unë kam njohur çdo ambasador shqiptar në Londër që kur erdhi i pari në 1991, në fund të komunizmit. Të gjithë kanë pasur cilësi pozitive dhe i kanë shërbyer shumë mirë vendit të tyre. Por Dr Ferizi ka një kombinim të jashtëzakonshëm të aftësive. Anglishtja e tij është krejtësisht e përsosur, pa asnjë gjurmë të theksit të huaj dhe ai kupton çdo nuancë të gjuhës. Vitet e shumta që i kaloi duke jetuar në MB i dhanë gjithashtu një njohuri të thellë për kulturën, funksionimin e medias dhe natyrën e politikës britanike. Ai ka mbajtur gjithmonë një interes të ngushtë për çështjet politike të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka njohuri jo vetëm për çështjet e politikave, por edhe për anëtarët individualë të Parlamentit dhe pikëpamjet e tyre. Si një shkencëtar kërkimor, ai ka një mendje shumë analitike: ai është një zgjidhës i natyrshëm i problemeve. Por në të njëjtën kohë ai ka aftësi shumë të mira në marrëdhëniet me njerëzit; ai është i shoqërueshëm dhe i pëlqyeshëm”, shkroi Malcolm.

Ai shkruan më tej se nuk ka asnjë dyshim se Ferizi “do t’i shërbejë jashtëzakonisht mirë Shqipërisë dhe do t’i forcojë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, e cila mbetet një nga vendet më të rëndësishme në Europën Perëndimore”. “Kështu që e kam të vështirë t’i kuptoj motivet e çdo shqiptari që përpiqet ta minojë përfaqësuesin e vendit të tyre në këtë kohë”, shtoi Malcolm.

Akademiku britanik tha se “është e vërtetë që ai ka hyrë për herë të parë në Britaninë e Madhe si emigrant ilegal në vitin 1998, kur ishte 17 vjeç”.

“Unë e di që kur Ministria e Jashtme shqiptare ia paraqiti emrin e tij autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ata u sollën shumë korrekt dhe e informuan Britaninë e Madhe për këtë fakt. Është e qartë se Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar vendosi më pas, gjithashtu shumë korrektësisht, që veprimet e një nxënësi 17-vjeçar 25 vjet më parë nuk duhet të shihen si pengesë për një emërim të shkëlqyer diplomatik sot”, shkroi Malcolm.

“Çdo qytetar shqiptar mund të ndihet krenar që do ta ketë si përfaqësues Dr Ferizin në Londër”, shton historiani i njohur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago