FOTO&VIDEO

U vdiq fëmija në kopshtin privat, nëna e 3-vjeçarit në Prokurori: Dua të drejtësi për djalin, na mashtruan për kamerat

Familjarët  3-vjeçarit në lagjen Sheq i Vogël të Fierit nuk kanë qetësi derisa të zbardhet e vërteta sesi i mbyt fëmija i tyre në kopshtin privat.

Prindërit e tij të shoqëruar nga familjarë të ngushtë mësynë sot prokurorinë e Fierit për të takuar drejtuesin e saj por dolën prej andej bosh.

“Na thanë hajdeni dhe takoni prokurorin dhe prokurori doli që ishte në gjykatë” tha mes dhimbjes dhe zhgënjimit e ëma.

Dhimbjen e shton dhe më tej fakti se kopshti hapi dyert si të mos kishte ndodhur asgjë këtë të hënë, edhe pse edukatorja e tij është arrestuar për ngjarjen.

Duke mos besuar në versionin e vetëmbytjes së fëmijës, ata thonë se drejtori i kopshtit i ka gënjyer edhe për kamerat e sigurisë, pasi rezultoi që vendi ku pretendohet se është mbytur djali nuk ka të tilla.

“Presidenti i kopshtit na ka gënjyer, ka ardhur te shtëpia. Ka thënë që ka kamera kopshti në çdo cep dhe na mashtroi.  Kur vajtëm dje tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë të jetë vrarë. Kapse të ngelnin në dorë, si mund të vritet një fëmijë 15 kg? Kopshti sot është hapur, kaq i pashpirt qenka ai kriminel. Dua drejtësi për djalin tim” u shpreh e ëma e 3-vjeçarit Donalda Kodheli.

“Jam gjyshi i nipit, atë ditë ka qenë vetëm një edukatore, aty ka dhe fëmijë autikë. Të zbardhet ngjarja deri në fund.”

“Ka qenë pakujdesi, o ka rënë nga shkallët, Zoti e di” shtoi më tej dyshimet gjyshi i të ndjerit.

“Na ndihmoni të shikoni vendin e ngjarjes, kopshti është i hapur. Na konfirmoni që ai fëmijë është varur atje. Kemi bërë kallëzim dje në polici. Jam përsëri i pakënaqur me policinë që kopshti është hapur. Si mund të hapet kur një fëmijë ka vdekur atje? Po na bëhet vrasja radhë. Na sollën një ndërmjetës, Vangjel Ndrekon. I thashë kërkoj një garanci nga ty. A ka vendi ku është varur fëmija ka kamera? Tha po. Ne duam të na zbardhin të vërtetën, nuk jemi vrasës, ne jemi të vrarë. Nuk ka qenë aksidentale fare” u shpreh daja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago