LAJME

U vodh në Gjermani, policia e gjen veturën në Malishevë

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë një veturë të vjedhur në Gjermani në Komunën e Malishevës.

Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se vetura po destinohej të dërgohej në Senik të Malishevës, shkruan.

Rreth orës 19:05, Stacioni Policor në Malishevë ka pranuar një informacion nga Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut lidhur me një automjet transportues, i cili ishte duke bartur një veturë me targa gjermane, për të cilën dyshohet se është vjedhur në territorin e Gjermanisë dhe ishte në drejtim të komunës së Malishevës”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë kompetente të policisë janë njoftuar dhe janë angazhuar në terren për të hetuar rastin. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është pranuar një informatë shtesë se vetura e dyshuar ishte duke u dërguar në fshatin Senik të Malishevës. Në këtë lokacion, njësitë policore kanë arritur të ndalojnë automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar. Të dy mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Malishevë për procedura të mëtejshme hetimore”.

“Lidhur me këtë rast, në këtë fazë të hetimeve, në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago