LAJME

U vodh në Suedi e u çmontua në Fushë-Kosovë – “Porsche” rikthehet në gjendjen e mëparshme

Pronarin e kishte mijëra kilometra larg, në Suedi. Por, një veturë e tipit “Porsche”, përfundoi tek një kosovar në Fushë-Kosovë. Ky i fundit e bleu prej një burri nga shtetit nordik.

Makina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli si e vjedhur, derisa u lokalizua në Sllatinë një autoservis. Ajo ishte demoluar, pasi pjesë të saj ishin hequr e i ishin vendosur një tjetre të po të njëjtës markë. Megjithatë, pas intervenimit nga organet e rendit, automjeti është rikthyer në gjendjen e mëparshme, raporton Klan Kosova.

Nga autoservisi që punoi në veturë nuk pranuan të flasin rreth rastit, me arsyetimin se nuk kishin njohuri se ajo ishte e vjedhur. Derisa burri i dyshuar për këtë rast është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“Me t’u lokalizuar kjo veturë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim të plotë me policinë e Kosovës. Me urdhër të prokurorit vetura është sekuestruar përkohësisht deri në një vendim tjetër të radhës”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Televizioni merr vesh se i dyshuari kishte njohuri se makina ishte e vjedhur kur e bleu atë. Derisa policia kosovare ishte njoftuar nga autoritetet e shtetit suedez se ajo po qarkullonte në shtetin ballkanik.

Ndërkaq, prokuroria ka filluar procedurat për dërgimin e saj në vendin e origjinës, nëpërmjet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar. /Klankosova.tv


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

1 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

18 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

24 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago