BOTA

Udhëheqësi i rebelëve në Siri i kërkon një vajze të mbulojë flokët për një foto, veprimi i tij merr reagime të ashpra

Një video që tregon kreun e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) në Siri duke i kërkuar një gruaje të mbulojë flokët me shami përpara se të pranojë të fotografohet, ka marrë reagime të ashpra.

Incidenti që përfshin Abu Mohammed al-Jolani, ndodhi më 10 dhjetor gjatë një vizite në lagjen Meza të Damaskut. Në video, al-Jolani shihet duke i kërkuar Lea Keirala për të mbuluar flokët e saj, ndërsa ajo pranon menjëherë.

Related Post

“Nuk e kam detyruar. Por është e drejta ime personale. Dua që fotot që bëj të më përshtaten”, u përgjigj al-Jolani.

Keirala vajza e cila e zbatoi kërkesën e tij, u shpreh se lideri i rebelëve ka të drejtë të paraqitet në mënyrën që ai e sheh të arsyeshme. Megjithatë, këto imazhe shkaktuan reagime si nga komentuesit liberalë, ashtu edhe nga ata konservatorë.
Liberalët kanë shprehur shqetësimin se lëvizja e al-Jolanit është një tregues i parë se ai do të dëshirojë të zbatojë ligjin islamik në Siri. “A po shkon drejt sundimit islam?” pyeti kanali arab i France 24. “Kemi zëvendësuar një diktator me një diktator reaksionar”, ka shkruar një gazetar sirian.

Nga ana tjetër, islamistët e linjës së ashpër kritikuan al-Jolani për pranimin që të regjistrohej dhe fotografohej me një grua të re, ndërsa disa përdorën termin “mutabarijah” për Keirala, një term nënçmues për gratë që ata konsiderojnë se janë të veshura në mënyrë të pahijshme ose që veshin marka.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

Në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shpalosur detaje të takimeve sy…

2 orë ago

Shqipëria siguron rekord të ardhurash nga turizmi, 874 milionë euro në 3-mujorin e parë

Shqipëria ka parë rritjen më të madhe të turizmit gjatë tre muajve të parë të…

4 orë ago

20 minuten: Një shqiptar në Cyrih qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, e dënueshme me ligjet zvicerane

Një i ri qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri-Serbi – pikërisht përpara Qendrës…

5 orë ago

Ukraina publikon një video të re rreth ‘operacionit me dronë’ që rezultoi në shkatërrimin e 41 aeroplanënve ushtarakë në katër aeroporte ruse

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka publikuar një video të re rreth operacionit special “Pavutina”…

6 orë ago

Humb jetën turisti gjerman gjatë vizitës në Kalanë e Butrintit

Një turist gjerman, rreth 75 vjeç, ka ndërruar jetë paraditen e sotme gjatë një vizite…

8 orë ago

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiç në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

Aleksandër Vuçiç shkel tokën e Ukrainës për herë të parë që prej shpërthimit të luftës.…

12 orë ago