FOTO&VIDEO

Udhëton me kalë deri në 10 kilometra për të dhënë mësim

TURQI – Mësuesi Musa Tavşan (28), i cili jeton në zona të thella të Turqisë, udhëton me kalë në shkollën në fshatin Keçili, i cili është 10 kilometra larg, ku punon si mësues me pagesë, duke kaluar  me kalë çdo ditë nëpër përrenj, male dhe kodra me dëborë. Mësuesi thotë së perdor kalin sepse nuk ka automjet të tij dhe se i harron të gjitha vështirësitë kur u takohet me 5 nxënësit e tij.

Mësuesi Musa Tavşan këtë vit është emëruar mësues me pagesë në fshatin Keçili, i cili është 10 kilometra larg fshatit të tij.

Kalërimi është i këndshëm në muajt e verës por i vështirë gjatë dimrit.

Duke diktur se trashësia e dëborës do të kalojë 1 metër në ditët në vijim në rajon, ku muajt e dimrit janë shumë të vështirë dhe udhëtimi me kalë do të jetë i rrezikshëm, Tavşan deklaroi se po mendon të marrë një shtëpi me qira në fshatin Keçili.

Duke shpjeguar se ishte i lumtur kur arriti në shkollën e tij dhe u ribashkua me 5 nxënësit e klasës së dytë pavarësisht se udhëton në mot të ftohtë ditët e fundit, Musa Tavşan tha: “Edhe një fjalë e vetme që u mësoj nxënësve të mi më bën të harroj të gjitha vështirësitë.

Unë dua ta bëj detyrën time siç duhet. Kam kënaqësinë t’u mësoj nxënësve të mi duke kaluar çdo ditë male dhe kodra me borë. Pasi mbaron mësimi, hipi në kalë dhe kthehem në fshatin tim. Duke qenë se nuk ka reshje të dendura bore, nuk ka ende asnjë problem./DHA

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

10 orë ago