Ugljanin përsëri kërkon status special për Sanxhakun

Presidenti i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut Sulejman Ugljanin sot në Tutin në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore në takim me anëtarët e partisë ka prezantuar platformën , që parashikon decentralizimin e Serbisë dhe “statusin special për Sanxhakun”, shkruan “Politika”.

“Duam që të gatshëm të presim anëtarësimin e plotë në BE dhe paktin NATO, që do të shfrytëzojmë për zhvillimin dhe avancimin e raporteve të mira fqinjësore ndërmjet shtetve edhe popujve në regjion. Sanxhaku si tërësi politike edhe territoriale e qytetarëve të barabartë dhe popujve si faktor të paqes edhe lidhjes së popujve të Ballkanit”, tha Ugljanin, ka njoftuar shërbimi për informim i SDA Sanxhak, transmeton Tanjug.