Ukraina ka njoftuar se ka arrestuar sabotues të mbështetur nga shërbimet speciale të Rusisë që po komplotonin sulmet sulme në rajone kufitare në veri me synim destabilizimin e vendit, transmeton Gazeta Metro.
Dy persona janë arrestuar nga shërbimi i inteligjencës së Ukrainës, një prej tyre shtetas rus gjatë bastisjes në Kharkiv, afër kufirit rus dhe në Zhytomyr, në perëndim të Ukrainës sot.
Grupi i quajtur kriminal nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës SBU kishte planifikuar dhe po përgatiste një varg sulmesh të armatosura që kishin cak infrastrukturën e qytetit, këta ishin të koordinuar nga shërbimi special i Rusisë.
Grupi i arrestuar po rekrutonin persona në bandën e tyre – shumica shtetas rus me prapavijë kriminale – me mbulesën e kompanisë së sigurimit për të qenë pjesë e sulmeve.
Atyre iu është gjetur pajisje të pengimit të radio komunikimit, plane të detajuara të plaçkave dhe radiolidhje për komunikim. Poashtu u janë sekuestruar sasi e madhe parash, dollarë amerikanë dhe hryvnia ukrainase.
Mes këtyre janë gjetur dhe konfiskuar gjatë bastisjes edhe armë të gjata, një bombë dhe municion.
СБУ знешкодила злочинну групу, яка готувала серію нападів на об’єкти у прикордонних регіонах України
Масштабна операція пройшла у Житомирі та Харкові. Злочинців координували представники спецслужб РФ.
➡️ https://t.co/DXL1YfBdOW pic.twitter.com/TlTvZhV8Ks
— СБ України (@ServiceSsu) January 25, 2022