Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, tashmë që përballja ushtarake ka hyrë në ditën e saj të 122.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria ukrainase deklaron se që nga nisja e luftës më 24 shkurt janë vrarë mbi 34 mijë ushtarë ruse.
Në përditësim, raportohet se gjithashtu janë shkatërruar 217 avionë, 184 helikopterë dhe 1,511 tanke.
Rusia herë pas here, ka deklaruar se humbjet në Ukrainë janë të mëdha, por asnjëherë nuk ka pranuar përmasa të tilla.