Kievi është zhgënjyer nga deklarata e presidentit Biden i cili sqaroi se nuk do të dërgonte raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, të cilat mund të arrinin deri në territorin rus.
Këshilltari i Presidentit Zelenski, thotë se fitorja kundër Rusisë pa këto sisteme armësh të avancuara do të ishte e pamundur për Ukrainën.
“Një fitore ushtarake kundër Rusisë është e pamundur nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë furnizimet e artilerisë me rreze të gjatë veprimi. Edhe një numër i vogël i sistemeve të armëve sado pak, do të ndryshonte vijimësinë e konfliktit dhe do t’i mundësonte trupave ukrainase të mbroheshin kundër sulmeve ruse me rreze të gjatë veprimi,” tha ai.
Zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar se po shqyrtonin kërkesën e Kievit për të dërguar sisteme raketash me gjuajtje të shumëfishta MLRS, të cilat mund të godasin objekte deri në 300 kilometra largësi.
Dërgimi i armëve të tilla në Ukrainë, ngriti shqetësime në perëndim se ato mund të përdoreshin për të sulmuar objektivat brenda territorit rus, çka mund të çonte në përshkallëzimin e konfliktit.
Presidenti Biden të hënën hodhi poshtë kërkesat e Kievit, me qëllimin e vetëm të mos përfshirjes së NATO-s në një konflikt në shkallë të gjerë me forcat e Moskës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…