Kievi zyrtar ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme, në orën 20:00 me orën shqiptare, Bjellorusia mund t’i sulmojë.
“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të nisin pushtimin në 11 mars, ora 21:00. Ky sulm do të jetë përgjigjja e Minskut ndaj sulmi të supozuar ajror të nisur nga vendi ynë ndaj një fshati bjellorus, sulm ky i planifikuar nga Rusia”, thotë qendra ukrainase për sigurinë.
Menjëherë pas kësaj, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes e ka përgënjeshtruar sulmin e mundshëm ndaj Ukrainës me një komunikatë zyrtare.