BREAKING NEWS

Tri pika kufitare me Serbinë të mbyllura

Tri pika kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të mbyllura për qarkullim.

Përveç Jarinjës dhe Brnjakut që janë mbyllur para gati tri javëve, të martën në mbrëmje është mbyllur për qarkullim edhe pika kufitare në Merdar.

Ajo është mbyllur pasi që në Serbi, në rrugën që çon në këtë pikë kufitare, është vendosur një barrikadë. Sipas raportimeve aty janë duke qëndruar 15-20 persona.

Për mbylljen e kësaj pike ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës. Ministria u ka bërë thirrje të gjithëve që janë duke udhëtuar drejt Kosovës përmes Serbisë, që t’i ikin pikës kufitare në Merdar dhe të shfrytëzojnë pikat e tjera.

Sipas MPJ-së “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar”.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mërgimtarët që kanë qenë duke ardhur në Kosovë, janë detyruar të kthehen dhe të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të hyrë në Kosovë.

Të hapura kanë mbutuar tri pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, Mutivoda dhe Muçibaba. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këto pika nuk ka pritje të gjata. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës, që është bërë rreth orës 8 të mëngjesit, te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, janë 10-15 minuta. Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë dhe dalë, janë 3-5 minuta.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

12 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago