Forcat ukrainase i kanë dhenë një goditje të radhës marinës ushtarake ruse, pasi kanë goditur një prej anijeve të tyre luftarake, e cila po afrohej në brigjet e qytetit jugor të Odessa-s.
Sipas raportimeve nga media e Evropës Lindore, Nexta, ngjarja është e konfirmuar, ndërsa ende pritet një numër viktimash apo dëmesh të shkaktuara.
Russian Navy shelling the Odessa city.
1/ pic.twitter.com/2wD3H1Y1c4— 𝔗𝔥𝔢 𝔇𝔢𝔞𝔡 𝔇𝔦𝔰𝔱𝔯𝔦𝔠𝔱 (@TheDeadDistrict) March 21, 2022
Një video është publikuar po ashtu në media sociale, ku duket edhe goditja e dhënë ndaj anijes ruse.
Ky sulm është në vazhdën e atyre që kanë ndodhur në frontin ajror, ku Ukraina ka shënjestruar me sukses një numër të madh avionësh luftarakë rusë, duke i rrëzuar ato.
Luftimet ndërkaq janë ndarë në disa fronte, ku kryesorët mbeten Mariupoli, Kievi dhe Kharkivi.