BOTA

Ukraina pranon armë antitank nga Britania

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se vendi ka pranuar sisteme të armëve të lehta mbrojtëse antitank nga Mbretëria e Bashkuar si pjesë e asistencës teknike ndërkombëtare.

Zv/ministri ukrainas i Mbrojtjes, Anatoliy Petrenko, tha se armët do të përdoren vetëm për qëllime të mbrojtjes.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha të hënën se vendi i tij do t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë mbrojtëse dhe trajnime ushtarake përballë kërcënimit të pushtimit nga Rusia.

“Ne kemi marrë një vendim për të furnizuar Ukrainën me sisteme të lehta të armëve të mbrojtjes antitank”, tha Wallace.

“Një numër i vogël i personelit britanik do të ofrojë trajnime në fazat e hershme për një periudhë të shkurtër kohore brenda kuadrit të Operacionit Orbital dhe më pas do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

Rusia, Ukraina dhe NATO kanë shtuar stërvitjet ushtarake ndërsa tensionet janë intensifikuar javët e fundit, ku Kievin akuzon hapur Moskën për planifikimin e një pushtimi.

Forcat ruse hynë në Gadishullin e Krimesë në shkurt të vitit 2014, ndërsa muajin e ardhshëm, presidenti rus Vladimir Putin e ndau zyrtarisht rajonin në dy subjekte të veçanta federale të Federatës Ruse.

Turqia dhe SHBA-ja, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e shohin aneksimin si të paligjshëm.

Sipas OKB-së, në luftimet midis forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në rajonin lindor ukrainas, Donbasit, më shumë se 13.000 njerëz kanë humbur jetën që nga viti 2014.

Rajoni është një nga burimet e shumta të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago