Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka thënë në përditësimin e saj në Facebook të premten, se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, raporton BBC.
Përcaktimi i numrit të saktë të viktimave nga secila palë ka rezultuar sfidues, me Rusinë dhe Ukrainën që pretendojnë të dhëna dhe humbje jashtëzakonisht të ndryshme.
Në një përditësim të rrallë më 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por ajo ka mbetur e heshtur për publikimin e shifrave të tjera që atëherë.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë thënë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000, me deri në 14,000 të plagosur.
Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu: 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë, dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore.