Ushtria ukrainase publikoi një foto të një kaprolli të plagosur në vesh, nëna e të cilit, sipas tyre, u vra nga një minë ruse.
Mjekët e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës dhanë ndihmë për kaprollin e rraskapitur, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Vitin e kaluar, ai u pa dhe u shpëtua ndërsa anëtarët e Mbrojtjes Territoriale patrullonin një pyll në rajonin Kherson.
Ukrainasit po bëjnë gjithçka për të shpëtuar kafshët që nga fillimi i pushtimit rus të vendit të tyre. Në mars u njoftua se dy luanë dhe dy tigra ishin transferuar në Holandë. Më pas u tha se tigresha ishte në gjendje të rëndë sepse ishte e kequshqyer dhe nuk dihej nëse do të mbijetonte.
Dihet edhe historia e vrasjes së Anastasia Yalanskaya-s dhe dy veterinerëve të tjerë. Në fillim të pushtimit, ata po dërgonin ushqim në strehën lokale të qenve në Bucha, rreth 30 kilometra larg Kievit, kur rusët qëlluan mbi makinën e tyre. Anastasia ishte një punonjëse humanitare që nuk donte të largohej nga Ukraina dhe në vend të kësaj i zgjati një dorë qendrave të shpëtimit që kujdesen për kafshët.
Në prill, kopshti zoologjik i Kharkivit njoftoi se dy nga punonjësit e tyre, të cilët ishin lënë për të ushqyer kafshët gjatë pushtimit rus, ishin vrarë.
Kopshti Zoologjik Feldman Ecopark njoftoi se ata u qëlluan nga ushtarë rusë. Nuk është e qartë se kur ndodhi kjo, por dy punonjës u zhdukën në mars. Ata u gjetën të barrikaduar në dhomë, njoftoi kopshti zoologjik.