Autoritetet ukrainase thanë të mërkurën se Rusia ka lënë disa njësi ushtarake afër kufirit me Ukrainën edhe pas ushtrimeve dhe se numri i përgjithshëm i trupave ruse në zonë është 90.000.
Forcat e armatosura ruse zhvilluan një varg ushtrimesh gjatë pjesës së dytë të vitit, përfshirë trupat që lëshohen nga ajri, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Pas ushtrimeve, njësitë e Armatës së 41-të mbetën në pjesën evropiane të Rusisë në një largësi prej rreth 260 kilometrash nga kufiri me Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Duhet të theksohet se Federata Ruse në mënyrë të kohëpaskohshme i është kthyer praktikës së transferimit dhe grumbullimit të njësive ushtarake me qëllim të mbajtjes së tensioneve në rajon dhe trysnisë politike ndaj shteteve fqinje”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Sidoqoftë, kjo ministri të hënën mohoi një raportim të medieve se Rusia është duke e shtuar praninë e trupave në kufi, duke thënë se nuk ka vërejtur rritje të forcave apo armatimit.
Në pranverën e këtij viti, Rusia i alarmoi kryeqytetet evropiane dhe Kievin duke grumbulluar mbi 100.000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, ndonëse më vonë i ktheu në bazën e tyre.
Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe kur shpërtheu lufta mes forcave qeveritare ukrainase e separatistëve të përkrahur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës. Sipas Ukrainës, në këtë luftë janë vrarë rreth 14.000 njerëz.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…