BREAKING NEWS

Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit

Një raketë e gjuajtur nga Jemeni drejt Izraelit më 4 maj, ra afër aeroportit Ben Gurion, aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit.

Për shkak të sulmin, autoritetet ndaluan përkohësisht trafikun ajror.

Ushtria izraelite tha se po heton rënien e predhës të lëshuar nga Jemeni, që përfundoi në afërsi të aeroportit.

Disa njerëz që ishin në aeroport, kanë publikuar video të incizuara me telefona që shfaqin tym të zi në afërsi, prapa një avioni të parkuar dhe ndërtesave të aeroportit. Këto video nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shërbimi i emergjencave në Izrael tha se nuk ka raportime për lëndime serioze. Një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital, ndërkaq dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje.

Autoritetet e aeroportit thanë se predha ra në një rrugë afër parkingut të Terminalit 3.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, kërcënoi se “kushdo që do të na godasë, ne do t’i godasim shtatë herë më fuqishëm”.

Rebelët jemenas Huthi – që mbështeten nga Irani dhe që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë sulmuar Izraelin me raketa dhe dronë dhe po ashtu kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët, për shkak të luftës në Gazë.

Të shtunën, rebelët jemenas thanë se kanë kryer sulmin e tretë me raketa ndaj Izraelit në dy ditë.

Shumica e raketave të gjuajtura nga rebelët Huthi, që nga nisja e luftës në Gazë më 2023, janë penguar nga mbrojtja ajrore izraelite.

Rebelët pezulluan sulmet e tyre gjatë armëpushimit dymujor në Gazë.

Por, në mars ata kërcënuan me rinisje të sulmeve për shkak të bllokadës së ndihmave humanitare në Gazë, të vendosur nga Izraeli, raporton REL.

Kjo gjë nxiti një reagim nga ushtria amerikane, e cila filloi t’i godasë rebelët me sulme ajrore pothuajse të përditshme që nga 15 marsi, në përpjekje për t’i penguar ata të kërcënojnë kalimin e anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Sulmet amerikane ndaj rebelëve filluan gjatë mandatit të ish-presidentit Joe Biden, por u intensifikuan nën pasardhësin e tij, Donald Trump.

Që nga muaji mars, Shtetet e Bashkuara thonë se kanë goditur mbi 1.000 objektiva në Jemen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago