Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës (Stratcom) ka konfirmuar se Ukraina, ditën e sotme, ka goditur me sukses selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.
“Më 22 shtator rreth orës 12 të mesditës, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur me sukses shtabin e Komandës së Flotës Ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar përkohësisht“, postoi Stratcom në Telegram të premten.
Si pasojë e sulmit me raketa nga ana e Kievit në selinë e flotës ruse të Detit të Zi një ushtar rus është zhdukur.
Удар по штабу Черноморского Флота РФ в Севастополе.
Штабы не плавают, но идти на х.й вслед за кораблями вполне способны.#Крым #Севастополь #Флот #Штаб pic.twitter.com/5SoNUUMlhW— Vitali Pavlov (@pavlov_vitali) September 22, 2023
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria ruse, ndërsa guvernatori i emëruar nga Kremlini, Mikhail Razvozhayev, tha më herët në Telegram se një tjetër sulm ishte i mundur dhe këshilloi banorët të shmangnin qendrën e qytetit.
Më vonë, ai tha se nuk kishte më “rrezik për sulm me raketa” në Sevastopulin që është një nga qytetet më të mëdha në gadishullin ukrainas të Krimesë, i cili u aneksua nga forcat e Moskës në 2014.Sakaq, zyrtarët ukrainas kanë përshëndetur sulmet ndaj flotës ruse në Krime.
https://twitter.com/i/status/1705185057474859376
Oleksii Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës paralajmëroi se Rusia ka dy opsione për të ardhmen e flotës së saj, “vetëlikuidim vullnetar ose të detyruar”.
“Mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të ruajtur integritetin e pronës dhe ecurinë ekonomike të Sevastopulit dhe zonave përreth tij është fundosja vullnetare“, ishte komenti i tij.
Ndërkohë, komandanti i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, vuri në dukje paralajmërimet e fundit nga Kievi në lidhje me sulmet e shtuara ndaj bazave ushtarake ruse në Krime.
“Ne premtuam se do të vazhdojë… Pra, ndërsa pushtuesit janë tronditur në Melitopol dhe sirenat e sulmit ajror ende dëgjohen në Sevastopol, dua të falënderoj edhe një herë pilotët e Forcave Ajrore!“, tha ai.