Ilia ka rreth 5 muaj që qëndron në Shqipëri më nënën dhe motrën e tij. Babai dhe dy vëllezërit e tjerë janë në Ukrainë, në luftë.
Euronews Albania mundi ta intervistonte djalin i cili punon si kamarier në një lokal në Durrës, në zonën e plazhit.
Zoti Malo, pronar i hotelit dhe lokalit ku punon ukrainasi tregoi se familja e Ilias ka rezervuar në muajin prill. Ai tregoi se më pas u bashkua dhe një familje tjetër, ndaj ata ju ofruan një dhomë familjare për të qëndruar bashkë.
Më pas ata u transferuan në një shtëpi me ndihmën e zotit Malo, i cili vendosi të punësojë Ilian.
Ai është përshtatur shumë mirë me ambientin, ndërsa pronari tregon se dhe klientët janë mikpritës ndaj tij.
Faleminderit, të lutem, mirupafshim, ishin disa nga fjalët që kishte mësuar i riu ukrainas gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Ilia tregoi se flet çdo ditë me babain dhe vëllezërit që ka në luftë dhe sapo të përmirësohet situata nga lufta dëshiron të kthehet në Ukrainë.