Ukrainasit kanë përdorur sistemin raketor amerikan ATACMS, për të goditur një qendër trajnuese të ushtrisë ruse.
Pamjet nga droni shfaqin katër raketa që godasin me sukses në afërsi të qytezës Mozhnyakivka.
Raketa e parë me gjasë edhe nuk ka shpërthyer dhe se nga toka dilte vetëm tym i zi, por tre tjerat krijuan një rreze të gjerë shpërthimi.
Bazuar në pamjet e publikuara, analistët besojnë se rusëve u janë shkaktuar humbje të mëdha në personel ushtarak por edhe në makineri luftarake në këtë qendër trajnuese.
Videoja është publikuar disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se po i dërgojnë Ukrainës sistemet raketor me rreze të gjatë veprimi ATACMS – të cilat Kievi pretendon se tashmë i ka përdorur në dy sulme të fshehta.
Kjo është hera e parë që një sulm me ATACMS është konfirmuar edhe me pamje, që kur këto armë fillimisht u janë dërguar ukrainasve në fund të vitit të kaluar.
Ukrainasit i kanë përdorur këto raketa për të sulmuar bazat ajrore ruse, por shpejt iu shteruan predhat.
E së fundmi Shtetet e Bashkuara miratuan një paketë tjetër të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 62 miliardë dollarë.
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…