French President Emmanuel Macron (left) and Russian President Vladimir Putin attend a meeting with Russian and French business people during the St. Petersburg International Economic Forum on Friday.
Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër nuk është pritur mirë në Ukrainë, teksa vendi prej 24 shkurtit po përballet me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit.
Macron e përdori shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid, shkruan Sky News.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyes”, përcjell abcnews.al.
Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha: “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014. Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet e Ukrainës në shkurt.”
“Vëllezërit nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre”, shtoi ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…