Ushtria ukrainase thuhet se ka eliminuar një tjetër oficer të lartë rus. Bëhet fjalë për komandantin e Batalionit 104 Sulmues Ajror, Aleksandar Dosjagajev.
Ky informacion është bërë i ditur nga Qendra për Komunikime Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Sipas tyre, komandanti rus vdiq nga plagët e shumta që mori në betejë.
Dosyagaev dyshohet se ka ndërruar jetë më 24 maj gjatë ofensivës në Ukrainë.
“Më 24 maj 2022, ndërsa drejtonte ofensivën në Ukrainë, komandanti i Batalionit 104 ka pësuar lëndime të shumta të rrezikshme për jetën, nga të cilat më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Moska zyrtare ende nuk ka komentuar mbi këto pretendime dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar të këtij informacioni.
Ushtria ukrainase njoftoi më parë se një kolonel bjellorus që po luftonte në Lugansk u vra në luftë, kur ushtria ukrainase dyshohet se rrëzoi avionin e tij SU-25.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…