Diaspora ukrainase në Zvicër po kundërshton pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ata po i kërkojnë organizatorit shpjegime rreth pjesëmarrjes së liderit serb në Forum dhe ta pengojnë atë të përdorë forumin për të ndjekur agjendën e tij.
Për Asociacionin e Ukrainasve është e paqartë se pse presidenti i Serbisë u ftua për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror dhe cili mund të jetë kontributi i tij në panelin “Zgjerimi i Horizonteve Evropiane”, në të cilin pritet të flasë sot.
“Ne vëmë në dyshim legjitimitetin e paraqitjes së presidentit Vuçiq në Davos në dritën e përgjigjes së tij ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, që është padyshim kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane në shekullin e XXI. Është e vështirë për ne të kuptojmë se si presidenti Vuçiq mund të kontribuojë në një diskutim të tillë, veçanërisht kur duket se veprimet e tij të fundit po e cenojnë sigurinë evropiane, jo po e forcojnë atë”, njoftoi Asociacioni, duke iu referuar pjesëmarrjes së paralajmëruar të presidentit të Serbisë në një panel diskutimi që duhet t’i përgjigjet pyetjes, “Si mundet komuniteti i ri politik evropian të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe fqinjët e tij në forcimin e sigurisë në kontinent për shkak të ndryshimeve më të gjera gjeopolitike?”.
Asociacioni rikujton se Serbia vazhdimisht refuzon të përafrojë politikën e jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe shton se, përveç Bjellorusisë, është i vetmi vend në Evropë që ende nuk e ka bërë këtë, shkruan Telegrafi.
Ajo të kujton gjithashtu marrëveshjen që Serbia dhe Rusia e kanë nënshkruar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit të kaluar, e cila parashikonte konsultime për çështjet e politikës së jashtme.
Në letrën e hapur thuhet gjithashtu se deputeti i partisë në pushtet, Vladimir Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit, që për ukrainasit është jehonë e justifikimit të Putinit për luftën në Ukrainë.
Ndryshe, në forumin më të madh botëror ekonomik po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…