Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, u shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.
Sipas tij faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.
Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve.
“Viti 2024 ka lënë të kuptohet që nuk ka turizëm të qëndrueshëm për disa zona të Shqipërisë pa shqiptarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ka bërë një ndryshim nga viti 2023. Për dy dekada ne kemi qenë të izoluar nga bota për mundësinë e lëvizjen e lirë”.
“Ishte fat i mirë që liberalizimi u bë e janar dhe shumë shqiptarë të Kosovës plotësuar ëndrrën e tyre për të vizituar vendet e rajonit siç është Greqia për shkak se shumë prej nesh para 20 vitesh i kanë kaluar në Greqi dhe Bullgari dhe unë mendoj që kjo mungesë e pushuesve të Kosovës nuk është pa arsye”.
“Sipas statistikave ka një rënie të dukshme të pushuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesorë, sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës. Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug”, tha ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…