Uragani më i fortë në histori, mbi 60 persona të vdekur nga “Helen”

Të paktën 63 persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani “Helen” u përhap në juglindje të SHBA. Në Karolinën e Veriut, më shumë se 400 rrugë mbeten të bllokuara.

Furnizimet po transportohen me avion për banorët, tha guvernatori i shtetit në Karolinën e Veriut. Për disa ditë vijuan shpëtimet me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi, raporton A2.

Institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë. Edhe pse “Helen” është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.