POLITIKE

“Urrej t’i shpëtoj europianët”, grupi i “luftës” në Signal, ekipi i lartë i Trump godet Europën

Në një rrjedhje të fundit të mesazheve private nga një grup në aplikacionin Signal, anëtarët kryesorë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump kanë shprehur zhgënjimin dhe përçmimin e tyre ndaj përpjekjeve mbrojtëse të Europës.

Zv/Presidenti JD Vance dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth kritikojnë në këto komunikime të tyre, aleatët europianë, duke i quajtur ata “të mjerë”, ndërsa SHBA ndihet e detyruar t’i mbështesë ata.

Mesazhet, të dërguara gabimisht te kryeredaktori i revistës The Atlantic, Jeffrey Goldberg, zbuluan pakënaqësi të thellë brenda administratës Trump në lidhje me kontributin e Europës në mbrojtjen globale, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë.

Biseda tregoi gjithashtu debate të brendshme mbi veprimet ushtarake të SHBA në Jemen, me shqetësime për konfliktin dhe qëndrimin e ashpër të Trump ndaj Europës.

Goldberg zbuloi se ekipi i sigurisë kombëtare të Trump e shtoi atë në bisedën e tyre në grup, e cila përmban një vëllim të madh informacioni shumë të klasifikuar dhe publikoi detaje të bisedës të hënën.

Biseda duket se ka shërbyer si një dhomë virtuale lufte për disa nga lojtarët kryesorë në Shtëpinë e Bardhë të Trump, duke përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard, këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe shefen e shtabit të Trump, Susie Wiles.

Biseda fillimisht u përqendrua rreth sulmeve ushtarake kundër bastioneve të Houthi-ve në Jemen, të cilat filluan pasi Houthi-t kërcënuan se do të sulmonin përsëri anijet “izraelite” që bllokonin ndihmat të hynin në Rripin e Gazës .

Në biseda, përdoruesi i identifikuar si zv/Presidenti JD Vance shpreh shqetësimet për sulmet, por përfundimisht pranon planin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Pete Hegseth, përpara se të shtojë: “Thjesht e urrej që të shpëtoj Evropën përsëri”.

Hegseth i përgjigjet: “Unë ndaj plotësisht urrejtjen time për sjelljen e butë evropiane. Është PATETIKE.”

Tani Mike Waltz po përballet me shkarkimin nga detyra për shkak të këtij skandali, pasi ai besohet të ketë qenë zyrtari që shtoi gazetarin në grupin në Signal.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago