Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it u bënë bashkë me ushtarët e aviacionit shqiptar për mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.
“Të dy kombet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në helikopterë”, tha misioni i NATO-s në Kosovë.
Këto përpjekje, tha KFOR, janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Express/
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…