Ushtarët nga njësia e forcave speciale Shamanbat e drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, zunë pritë dhe eliminuan një grup pushtuesish rusë që po shkonin për një sulm me motoçikleta dhe kapën disa prej tyre.
Sipas Ukrinform, kjo u raportua nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës, e cila publikoi një video në Telegram, transmeton Telegrafi.
“Pamjet ekskluzive nga vija e frontit – ushtarët nga njësia e forcave speciale Shamanbat, zunë pritë pushtuesve rusë që po hipnin në motoçikleta për të nisur një sulm”, u tha nga ukrainasit.
Forcat speciale të inteligjencës ushtarake ukrainase eliminuan “motoristët”. Disa nga rusët që ranë nga motoçikletat e tyre gjatë rrugës u zunë robër.
Motoçikletat nuk u dëmtuan në betejë dhe mbetën funksionale. Videoja përfundon me një lëvizje spektakolare nga një ushtar i DIU në një motoçikletë të kapur. /Telegrafi/
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…