Ushtari i ekzekutuar ukrainas, u qëllua nga një grup neo-nazist rus i drejtuar nga famëkeqi i njohur me nofkën “serbi”?

Michael Colborne, një anëtar i grupit me ndikim të medias investigative Bellingcat, postoi në Twitter se njësia neo-naziste Rusich, e cila po lufton si pjesë e grupit mercenar rus Wagner në Ukrainë, ishte në mesin e atyre që shpërndanë videon e ekzekutimit të një ushtar ukrainas i zënë rob që u ekzekutua në mënyrën më mizore.

Ata e kanë publikuar videon në kanalin e tyre në Telegram, të shoqëruar me fjalët “Më në fund një reagim normal”.

Bashkëthemeluesi dhe komandanti i grupit Rusich është Aleksey Milchakov, një 31-vjeçar me nofkën “serbi”.

“Biografia” e Milchakovit është një histori horror. Ai dyshohet për krime lufte dhe është sanksionuar nga SHBA, BE, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera që nga viti 2022. Ai është i lidhur me krimet në Siri dhe Ukrainë. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e tij me tatuazh në krah me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.


Ai u shfaq në opinion dhe fitoi vëmendje në vitin 2011 kur filmoi veten duke torturuar dhe prerë kokën një qeni. Ai e kishte postuar videon në internet. Në faqen e tij VK (një rrjet social rus), bëri thirrje për vrasjen e njerëzve të pastrehë, këlyshëve dhe fëmijëve.

Ai u mburr hapur për fotografimin e trupave të ukrainasve të gjymtuar dhe të djegur, dhe njihet gjithashtu për prerjen e veshëve të kufomave ukrainase dhe ‘gdhendjen’ e svastikave në fytyrat e tyre.

Para se të shkonte për të luftuar në Donbas në vitin 2014, Milchakov publikoi dokumente në faqen e tij VK që lavdëronte kriminelin e luftës Zheljko Razhnatoviq Arkan.