LAJME

Ushtari i FSK-së thotë se dha dorëheqje shkaku i rrogës së vogël

Kumanovë Shala, ka dhënë dorëheqje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shala tha për Klankosova.tv se u shtye që ta marrë këtë vendim pas tre vjetësh shkaku i pagës së vogël.

Ai theksoi se do të vazhdojë të jap kontributin e tij për vendin jashtë FSK-së.

Ish-ushtari i FSK-së theksoi se dorëheqja e tij s’ka të bëjë me funksionimin e institucionit në fjalë.

“Më datën 14.11.2022, pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të fillojë një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, shkaku i pagës së vogël, por kjo nuk do të thotë se s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane”.

“Arsyeja e dorëheqjes sime nga Forca e Sigurisë së Kosovës është krejtësisht personale dhe nuk ka të bëjë aspak me mënyrën e funksionimit të institucionit në fjalë. Ambiciet dhe ëndrrat e njerëzve ndryshojnë, andaj edhe unë vendosa për një të ardhme ndryshe dhe jashtë vendit tim”, tha ai.

Kumanovë Shala, tha se inkurajon të rinjtë që të japin kontributin e tyre në Forcën e Sigurisë.

“Me këtë rast inkurajoj të rinjtë dhe të rejat të cilët dëshirojnë të ndjekin karrierën ushtarake dhe të japin kontributin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ushtria është institucioni më i besueshëm dhe më i alrtë shtetëror, ishte nder të i shërbejë vendit tim dhe do të jem i gatshëm sa herë të jetë nevoja”, tha Shala.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

8 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

11 orë ago