Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e asaj që pretendohet se shfaq një ushtare, e cila arrin të rrëzon raketën ruse me një sistem mobil të mbrojtjes ajrore.
Forcat ajrore të Ukrainës njoftuar se ushtarja Nataliya Grabarchuk, rrëzoi raketën mëngjesin e sotëm “një përleshjen e saj të parë”, transmeton Telegrafi.
Grabarchuk ishte mësuese në “jetën e saj civile”, kurse që nga viti 2021 është pjesë e njësisë që operon me sistemet e mbrojtjes kundërajrore.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin ushtaren ukrainase duke shkrepur predhën nga sistemi mobil i mbrojtjes kundërajrore – duke arritur të godasë një raketë ruse që ishte nisur drejt pozicioneve të ukrainasve.
Deri më tani nuk dihet lokacioni i saktë se ku është zhvilluar ky aksion apo edhe data, por ukrainasit vazhdojnë të publikojnë pamje nga operacione të tilla.