120530-N-SK590-078 ARABIAN SEA (May 30, 2012) A shooter signals the launch of an F/A-18E Super Hornet assigned to the Kestrels of Strike Fighter Squadron (VFA) 137 on the flight deck of the Nimitz-class aircraft carrier USS Abraham Lincoln (CVN 72). Lincoln is deployed to the U.S. 5th Fleet area of responsibility conducting maritime security operations, theater security cooperation efforts and support missions as part of Operation Enduring Freedom. (U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 3rd Class Tim D. Godbee/Released)
Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin ushtarak ndaj Iranit. Pentagoni ka njoftuar zhvendosjen e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln nga Deti i Kinës Jugore në Lindjen e Mesme. Kështu raporton media The Hill.
Aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj goditës u panë duke u drejtuar në perëndim, larg rajonit Indo-Paqësor, sipas imazheve të ofruara nga Copernicus, një kompani të dhënash satelitore që monitoron trafikun detar. Zhvendosja do të zgjasë rreth një javë. “Kemi shpëtuar shumë jetë”, thotë Presidenti Donald Trump gjatë një bisedë telefonike me NBC News, duke iu referuar ndalimit të dukshëm të vrasjeve dhe ekzekutimeve të protestuesve nga regjimi i Teheranit, shkruan A2.
Megjithatë, presidenti nuk sqaroi nëse ka ndërmend të vazhdojë me veprime ushtarake kundër Iranit, duke u përgjigjur thjesht: “Nuk do t’jua them”. Këshilltarët e Trump e kanë këshilluar presidentin se një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit nuk ka gjasa të çojë në rënien e regjimit dhe mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë, raportoi Wall Street Journal , duke cituar zyrtarë të administratës amerikane. Për momentin, presidenti do të monitorojë mënyrën se si Teherani do të trajtojë shtypjen e protestave antiqeveritare përpara se të vendosë për fushëveprimin e një sulmi të mundshëm.
Këshilltarët presidencialë, shkruan WSJ, kanë sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do të kishin nevojë për fuqi më të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme si për të nisur një sulm në shkallë të gjerë ashtu edhe për të mbrojtur forcat amerikane në rajon dhe aleatët si Izraeli në rast të hakmarrjes iraniane. Ndërkohë, një përplasje e fortë mes Uashingtonit dhe Teheranit ndodhi në Kombet e Bashkuara. Ambasadori amerikan ritheksoi se të gjitha opsionet, përfshirë atë ushtarak, janë në tryezë.
I dërguari Iranian u përgjigj duke kërcënuar se çdo aggression do të përballet me hakmarrje të fortë. Gazetarja dhe disidentja politike iraniane Masih Alinejad shpërtheu në lot në Kombet e Bashkuara, ndërsa lexoi emrat e njerëzve që ajo tha se u vranë gjatë protestave në Iran.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…