Ushtari izrealit filmohet duke shkatërruar statujën e Jezusit në Libanin jugor
Ushtria izraelite ka dënuar me 30 ditë burg dy ushtarët që dëmtuan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit. Ata gjithashtu janë përjashtuar nga detyra ushtarake, por nuk cilësohet nëse koha e ndëshkimit do të jetë njësoj me kohën e përjashtimit.
Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite (IDF) theksoi se “sjellja e ushtarëve devijon plotësisht nga urdhrat dhe vlerat” e saj.
Masat disiplinore u morën pasi fotografia e incidentit u përhap gjerësisht dhe shkaktoi reagime të forta në mbarë botën, përfshirë dënime nga liderë fetarë të krishterë. Ngjarja është dënuar gjithashtu nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Jashtëm Gideon Saar.
Ushtria bëri të ditur se edhe gjashtë ushtarë të tjerë, të cilët ishin të pranishëm por nuk ndërhynë, do të thirren për biseda disiplinore me eprorët. Gjithashtu, është rikujtuar dhe theksuar sërish zbatimi i protokolleve ushtarake për trajtimin e objekteve dhe simboleve fetare për trupat në terren.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…