Ushtria izraelite po përgatitet të nisë operacionin tokësor në Gaza.
Këtë e ka bërë të ditur “Israel Broadcasting Corporation”, duke specifikuar se forcat e mbrojtjes kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për pushtimin e enklavës palestineze.
Dje zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hecht, kishte treguar një skenar tjetër.
“Izraeli po përgatitet për fazat e ardhshme në luftën kundër Hamasit, por plani mund të mos përbëhet nga pushtimi i pritshëm tokësor i Rripit”.
Ndërkohë, numri i sulmeve izraelite në Gaza vazhdon të përkeqësohet.
Të paktën 3 mijë e 478 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al Qudra, sipas të cilit janë plagosur 12 mijë e 65 palestinezë të tjerë.
70 për qind e viktimave janë gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa 1300 persona të tjerë, përfshirë 600 fëmijë, janë të zhdukur.
Në frontin verior pati një shkëmbim të ri zjarri midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Organizata islamike libaneze mori përgjegjësinë për sulmin me raketa të drejtuara kundër pozicioneve izraelite pranë Naqura, bazës që pret selinë e misionit të OKB-së (Uniifl) në Libanin jugor.
Burimet lokale thonë se Izraeli u përgjigj duke gjuajtur predha artilerie në drejtim të pozicioneve të lëvizshme të Hezbollahut pranë Labbune dhe Alma Shaab.