Xhulian Shehu nga Velipoja 24 vjeç është i prekur nga nanizmi, e thënë ndryshe gjendja e shkaktuar nga sasia e pamjaftueshme e hormonit, të rritjes në trupin e njeriut.
Por kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Ai punon prej një viti në një kompani private në Shkodër si ndihmës asistent, falë zyrës së punës nëpërmjet programit që ofron për personat me aftësi ndryshe.
Me punën thotë se është i kënaqur pavarësisht vështirësive që Xhuliani has gjatë ditës për të marrë dosje dhe dokumente që janë lart dhe për këtë e ndihmojnë kolegët e punës.
“Të vetmi problem që kam është kapja e gjerave që janë të vendosura shumë lart, por kërkoj ndihmë ose përdor karrige“, shprehet ai. .
Paragjykimet, kureshtja apo përbuzja janë pasqyra e asaj çfarë shohin njerëzit që vuajnë nga shtatshkurtësia, por ai ka vendosur tu bëjë ballë paragjykimeve, duke i sfiduar ato.
“Po jam paragjykuar, por e kaloj pa problem. Kufijtë nuk i vendos trupi por, mendja”, shprehet Xhuliani.
Xhulian Shehu është shembulli më i mirë i kurajos dhe forcës për të ecur përpara , pavarësisht sfidës që jeta i ka ofruar. Ai thotë se ndihet krenar për atë që është dhe se nuk e shikon vetën me sytë e të tjerëve.
Gazetar: M. Rakaj
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…