Ushtria ruse ka pushtuar centralin bërthamor të Zaporizhzhias

Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.

https://youtu.be/1nrw9pNR5Q0

“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, ka thënë një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, ka bërë të ditur ai.

Një zjarr shpërtheu mëngjesin e së premtes në fabrikën më të madhe në Evropë më, pas një sulmi me granatime ruse.