Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjes ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën
Stërvitja siç thuhet në komunikatën të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.
“Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.
“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “situata e sigurisë në Zonën e Sigurisë Tokësore është stabile dhe trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, për të siguruar një mjedis paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…