Ushtria ukrainase nis ofensivë kundër trupave ruse në disa zona

Rusia ka humbur deri në 40 për qind të njësive që dërgoi në Ukrainë, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se Rusia e cila ka hyrë në territorin e Ukrainës ka humbur 40 për qind të fuqisë së saj.

Kanë humbur deri në 40 për qind e njësive (ushtri ruse) të përfshira në të ashtuquajturin “operacion” në territorin e Ukrainës, njofton Shtabi i Ukrainës.

Ata theksuan se ato njësi ruse ose janë shkatërruar plotësisht ose nuk janë më në gjendje të luftojnë.

Thuhet se vetëm ditën e kaluar, 7 helikopterë luftarakë të ushtrisë ruse u rrëzuan gjatë luftimeve në rajonin e Çernobilit.