FOTO&VIDEO

Vulin në bashkëpunim me RTS-në publikojnë dokumentarin propagandues kundër UÇK-së

Ministria e Brendshme e Serbisë e drejtuar nga miku i Vladimir Putinit, Aleksander Vulin dhe televizioni publik serb kanë bashkuar forcat për të bërë atë që dinë më mirë, propagandën tipike serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri kjo që kishte lindur si rezultat i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe çlirim nga regjimi gjenocidal i shtetit të Serbisë në krye me kriminelin e luftës Sllobodan Millosheviq.

Në këtë seri propaganduese të dokumentarëve kundër UÇK’së të titulluar “Dosja e Kosovës- 98”, propagandohet se kinse janë zbuluar gjëra të panjohura për publikun deri tash, të ndodhura në qershorin 1998 në Opterushë e Rahovec.

Autorja e kësaj serie, Sladjana Zaric, e ka falënderuar Aleksander Vulinin për mbështetjen në realizimin e një propagande të tillë.
Zaric e cila nuk ngurron që ta cilësojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “terroriste”, propagandon për ngjarje që kinse sipas saj kanë ndodhur në vitin 1998 e ku “100 serbë ishin rrëmbyer”

“Dëshirojmë të sjellim, do të thosha, për herë të parë, dëshmi shumë tronditëse të pjesëtarëve të kombësisë shqiptare të dhëna gjatë procesit gjyqësor në Tribunalin e Hagës, të cilat u zhvilluan kundër Fatmi Ljimajt dhe Ramush Haradinajt” ka thënë Zaric, shkruan telefgraf.rs, transmeton Express.

Vulin si sponzorues i kësaj propagande serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditë më parë ka nderuar kriminelin e luftës, Sllobodan Millosheviq, i cili ka vdekur në Hagë pa e marrë verdiktin e drejtësisë për krimet monstruoze dhe masakrat kundër civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur në Kosovë për të cilat shteti i Serbisë është përgjegjës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago