Shporta me ushqime bazë po kushton më shtrenjtë sivjet sesa vitin e kaluar.
Përveç produkteve të gatimit, rritje e çmimeve është shënuar edhe në lëndë tjera të konsumit, njofton Klan Kosova.
Më së shumti vërehet shtrenjtim i vajrave dhe yndyrnave ushqimore dhe karburanteve. Ndërsa Agjencia e Statistikave tregon se çmim pak më të lartë ka edhe mielli.
Qytetarët po ankohen për rritje të vazhdueshme të çmimeve në markete.
Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve shkaktar e lë pandeminë që e ka lëkundur tregun në gjithë botën.
Madje, sipas tij, kompanitë mund t’i shtrenjtojnë prodhimet e tyre edhe më shumë.
Sipas indeksit, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2021 me muajin qershor 2020 është 2.4%.