Kozak Braçi i njohur si “mbreti” i Tik-Tokut nga të rinjtë, për shkak të shikueshmërisë së lartë që ka në videot me fjalë banale që bën, është rrëmbyer nga shkohët e Fabio Dushkut i dënuar përjetë, të cilët e godasin dhe e detyrojnë të shajë veten.
Këto video tregojnë degjenerimin e rinisë shqiptare dhe keqpërdorimin që i bëjnë rrjeteve sociale duke dhënë një shembull shumë të keq për moshatarët. Disa video banale në rrjete sociale kanë sjellë një sherr mes të rinjve në realitet.
Kozak Braçi i njohur si “mbreti” i Tik-Tokut nga të rinjtë për shkak të shikueshmërisë së lartë që ka në videot me fjalë banale që bën, është rrëmbyer në makinë nga disa të rinj të cilët e godasin dhe e detyrojnë të kërkojë falje për fjalorin që ka përdorur. Pamjet e videos në fjalë janë gjithashtu skandaloze për shkak edhe të fjalorit që kanë përdorur “rrëmbyesit”. Katër të rinjtë e kanë detyruar Kozakun të thotë fjalë banale ndaj vetes teksa u futën live ne TikTok dhe pasi e kanë arritur qëllimin mendohet se e kanë lënë të lirë.
Të rinjë e shpallur në kërkim nga policia, që e kanë marrë peng për disa orë, dyshohet se janë shokët e Fabio Dushkut, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe si i përfshirë në organizata terroriste. Shkak i pengmarrjes dyshohet se ka qenë pikërisht një video e Kozakut ku shafqet duke sharrë Dushkun, pasi pretendonte se një gjë të tillë e kishte bërë dhe ai më parë.
Rrëmbimi i Kozakut ndodh dy javë pasi ai denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.
Ishin familjarët ata që denoncuan në policinë e Tiranës se Kozaku është rrëmbyer. Pasi është vënë në kërkim të tij policia e ka gjetur të riun dhe e ka shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. 4 të rinjtë që e morën peng në makinë për disa orë janë shpallur në kërkim.
Sqarimi i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…