Është arrestuar një vajzë e mitur të mërkuren rreth orës 13:00 në Obiliq, pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se prindërit kanë përfunduar në spital.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.