POLITIKE

Vajza e Ukshin Hotit kritikon Albin Kurtin: E gjykove shkrimtarin pro Milloshevicit, por jo aktorin pro Putinit

Takimi i Albin Kurtit me aktorin francez Gerard Depardieu që është mik i Presidentit rus Vladimi Putin ka ngjallur reagime të shumëta, që pas publikimit të fotografisë ku shihen bashkë. Edhe Erleta Hoti, vajza e atdhetarit Ukshin Hoti ka reaguar duke ia kujtuar liderit të VV’së që nuk harroi të gjykojë kur iu nda çmimi një përkrahësi të Miloshevicit, ndërsa të rrijë me aktorin francez nuk i pengoi.

Hoti i ka kujtuar Kurtit gjithashtu edhe disa deklarata të aktorit francez, për Rusinë.

Ky është reagimi i saj në Facebook.

Albin Kurti & Gerard Depardie…The per fituesin e Nobel: shkrimtarin nuk mund ta gjykojme asesi si te pavarur prej fjales se vet. Po per aktorin francezo rus qe i ike taksave shteterore a vlen kjo?
Ja nga disa deklaratat e aktorit Gerard Depardie ne prill te vitit 2013, publikuar ne gazeten frenge “Le Monde”, qe zgjoi kritika edhe nga aktivistet politik rus: “Rusia eshte demokraci e madherishme dhe nuk eshte vend ku kryeministri e quan nje qytetar patetik”. Referuar kryeminisrit te asokohshem francez Ayrault, qe e ka cilesuar aktorin se eshte pjese e luftes rreth ngritjes se taksave.
“E dua presidentin rus Vladimir Putin dhe njendjat jane reciproke, lavdi Rusise”. Kurse per Francen thote se “nuk ka shprehje te lire te shtypit”. Mos rrafsh n’kurth te Edi Rames. Shendet!

Kujtojmë, që Kurti për Peter Handke, kishte thë se një shkrimtari nuk mund ta gjykojmë si të pavarur prej vetes.

“Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personin e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate ‘strikt letrare’, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019”, kishte thënë Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago