LAJME

Vaksina eksperimentale e Modernas kundër kancerit po jep rezultate shpresëdhënëse

Vaksina eksperimentale e Modernas përgjysmon rrezikun ekthimit të kancerit të lëkurës te pacientët e rrezikut të lartë, thuhet në rezultatet e një studimi, raporton “Daily Mail”.

Faza e dytë e testimeve ka dëshmuar se vaksina – që po zhvillohet nga Moderna – e kombinuar me ilaçin e imunoterapisë të zhvilluar nga Merck, ulë për 44 për qind rrezikun që melanoma të kthehet. Përqindja është 44 për qind më e vogël krahasuar me pacientët që kanë marrë vetëm ilaçin e imunoterapisë.

Hulumtimet preeliminare u publikuan në dhjetor, por nuk janë rishikuar apo konfirmuar nga shkencëtaraët tjerë. Onkologu Ryan Sullivan, në “Mass General Cancer Center”, që po e drejton hulumtimin, ka vlerësuar si shumë shpresëdhënëse rezultatet dhe ka thënë se mund të çojnë në zhvillimin e vaksinave kundër kancerit të mushkërive dhe formave tjera të kancerit.

Në mesin e pacientëve përfshihet edhe mësuesi 61-vjeçar nga Brooklyni, Gary Keblish, që ka dy vjet që më nuk e ka melanomën.

Shkencëtarët po planifikojnë tash një fazë të tretë të testimit, por thonë se duhet tri deri katër vjet për të pasur rezultatet.

Kjo vjen pasi që Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) në shkurt i dha statusin “breakthrough”, që do të thonë se zyrtarët do të analizojnë më nga afër kur të vijnë të dhënat. Klasifikimi do të thotë se mund të miratohet përpara përfundimit të studimit të plotë.

Rezultatet e fazës së dytë të testimit janë prezantuar të dielën në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Kërkimin e Kancerit në Orlando.

“Rëndësia e këtij studimi është ndikimi që mund të ketë jo vetëm te pacientët me melanoma, por edhe te format tjera të kancerit”, tha Sullivan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

1 ditë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago