Një valë tjetër prej 60 mijë emigrantësh haitianë po shkojnë drejt kufirit amerikan përmes Meksikës. Alarmi është dhënë nga ministrja e Jashtme e Panamasë Erika Mouynes gjatë një vizite në Uashington DC këtë javë.
Ajo shprehu zhgënimin kur tha se Panamaja ka paralajmëruar administratën e Biden-it për muaj për rritjen e migrimit të parregullt, ndërsa apeloi për vëmendje ndaj kësaj çështjeje.
“Ne dhamë alarmin kur duhet. Ne jemi angazhuar me çdo autoritet. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj”, tha ajo.
Sipas Mouynes, 85 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Panamasë deri më tani.
Javët e fundit, skena tronditëse të mjerimit njerëzor u shafqën nga një kamp i varfër emigrantësh pranë kufirit në Teksas, i cili u rrit në 15 mijë në kulmin e krizës, ndërsa Patrulla Kufitare e papërgatitur u përpoq të frenonte rrjedhën e kalimeve ilegale.
Shumica e emigrantëve nga Haiti kishin jetuar në vendet e Amerikës së Jugut prej vitesh, por u nisën drejt SHBA-së kur mësuan se presidenti Joe Biden po ndalonte dëbimet e shtetasve haitianë në vend.
Duke udhëtuar në tokë nga Amerika e Jugut, ata duhet të kalojnë në kufirin e Panamasë, me shumë prej tyre që udhëtojnë nëpër xhunglat e Darien Gap.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…