POLITIKE

“Vallahin veç se boll”, Rrahman Rama tregon arsyen e dorëheqjes nga pozita e komandantit të FSK-së

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas dorëheqjes, Rama ka thënë se këtë vendim e ka marr pasi ka qëndruar gjatë në këtë pozitës.

“Vallahin veç se boll. Kam ndejë boll. Tjetër herë flasim. Mirupafshim”, ka thënë shkurt Rama, në një prononcim për Klan Kosovën, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës.

Ndërkaq në vend të tij sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar Bashkim Jasharin, si komandant i Forcës së Sigurisë. Bashkimi është djali i Rifat Jasharit dhe nipi i Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit.

Ditë më parë është raportuar se komandanti i FSK-së do të shkarkohej nga pushteti. Kjo, pasi ai nuk ishte bindur që të përdoreshin automjetet e FSK-së të dhuruara nga SHBA-së, pasi do të ishte kundër marrëveshjes me amerikanët. SHBA-ja nga ana tjetër, i ka dërguar Kosovës notë diplomatike për t’ia tërhequr vërejtjen që automjetet e FSK-së të mos përdoreshin nga asnjë autoritet tjetër, pos Forcës.

Sipas raportimeve, në shtator ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago