Përveç traditave kulturore, zona e Mokrës fsheh gjithashtu edhe shumë pasuri të mrekullueshme të arkeologjisë shqiptare.
Ndërto janë edhe Varrezat ilire të Selcës. Ky ansambël është gdhendur në shkëmbinj 250 vite para Krishtit.
Kjo zonë është shumë pranë liqenit të Ohrit, gati 40 km nga qyteti i Pogradecit, në fshatin Selcë e Poshtme.
Sipas studimeve, këto varreza thuhet se janë mbretërore dhe mendohet se i përkasin qytetit të lashtë ilir të Pelionit.
Ato dëshmojnë për mënyrën tradicionale të jetës në Iliri në shekujt IV-III para Krishtit.
Gjurmët e mjeshtërisë ilire dëshmohen tek ndërtimi i varreve brenda shkëmbinjve. Ndër vite ky monument vijon të mbetet një aset i çmuar mijëravjeçar dhe që vizitohet nga shumë turistë, vendas dhe të huaj. Pavarësisht dëmeve të kohës varret ilire të Selcës mbeten dëshmi e rrënjëve të një prej qytetërimeve më të hershme ilire.
Kudret Baci prej vitesh është kujdesur për këto varreza dhe në mikrofonin e RTSH Korçës kujton se gjithmonë ka pasur interesim nga vizitorët, madje edhe kur ka munguar infrastruktura rrugore për të arritur deri aty.
“Unë kam filluar punë që në fillim të viteve ’90-të dhe mbaj mend që të huyajt e kanë vlerësuar mjaft këtë zonë muzeale” thotë kujdestari i zonës.