Kryediplomati kosovar në detyrë, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Don Shan Zefit, pasi ky tha se Vatikani nuk po e njeh Kosovën pasi konsiderohet si vend mysliman, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se do të ndodhë së shpejti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ky qëndrim Shan Zefit nuk është i vërtetë.
“Me gjithë respektin, kjo nuk është e vërtetë, pasi që personalisht kreu i Vatikanit, Papa Franqesku gjatë takimit që pata e konfirmoi faktin se Vatikani do duhej të ishte ndër vendet e para që duhej ta njihte Kosovën dhe një gjë e tillë, natyrisht se do të ndodhë”, ka shkruar Pacolli.
Shkrimi i plotë:
Don Shan Zefi: “Vatikani po vonon njohjen e pavarësisë, pasi e konsideron Kosovën vend mysliman”.
Megjithë respektin, kjo nuk është e vërtetë, pasi që personalisht kreu i Vatikanit, Papa Francesku gjatë takimit që pata e konfirmoi faktin se Vatikani do duhej të ishte ndër vendet e para që duhej ta njihte Kosovën dhe një gjë e tillë, natyrisht se do të ndodhë.
Madje Papa Francesku e vlerëson faktin e tolerancës së madhe ndërfetare si virtyt i lartë që e karakterizon Kosovën.
Në këtë drejtim, nuk duhet të spekulohet, por duhet të potencohet fakti që shumica muslimane si vlerë religjioze nuk përbën problem në asnjë mënyrë në raportet tona me Vatikanin.
Përkundrazi, lidhja e marëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona është akt politik që do të ndodhë në të ardhmen.